Sporti

Guardiola: Do të jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

04/15/2019 13:25
nga:Lorik J

Pep Guardiola thotë se ai është i sigurt se Manchester City do të rikthejë rezultatin dhe do të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

City u mposht me rezultatin 1-0 nga Tottenhami në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, dhe duhet të mposhtin Spurs me dy gola për të kaluar tutje në kompeticionin më të madh evropian, përcjell GazetaBlic.

“E vetmja arsye për panik është se ju do të jeni jashtë garës. Jam shumë i sigurtë se do të jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, tha fillimisht Guardiola për Sky Sports.

“Nëse më pyesni se çfarë do të ndodhë, unë do të them se do të jemi në gjysmëfinale, kjo është ajo që ndjej tani”, përfundoi ai.

Manchester City dhe Tottenham ndeshen të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic/