Trajneri i Manchester Cityt ka arritur në Barcelonë.
Arsyeja besohet të jetë ajo që e mendojnë të gjithë, darkë me Lionel Messin, përcjell GazetaBlic.
Ka qenë gazetari i “El Chiringuito”, Josep Pederol, ai i cili përmes rrjetit social “Twitter” ka shpërndarë foton ku Guardiola shihet në Kataloni, teksa në internet qarkulloi një foto me një qytetar.
Trajneri i dikurshëm i Barcelonës, pritet të takohet me “pleshtin” për të diskutuar lidhur me mundësinë e kalimit të argjentinasit në “Etihad”.
Ata veçse kanë biseduar përmes telefonit, ndërsa gjërat kanë filluar të bëhen serioze, andaj duhet edhe një takim sy më sy mes palëve, për të parë nga afër formën e transferimit eventual në Manchester.
🚨GUARDIOLA está en BARCELONA.
Que aproveche la cena en la City…
¿🤔✍️🇦🇷? pic.twitter.com/CKnPUfQG1B
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 28, 2020
/GazetaBlic/