Cult

Grupit Maroon 5 shtyen turneun për verën e vitit 2021

05/15/2020 15:49
nga:L I

Maroon 5 ka shtyer turneun për vitin 2021.

Grupit i hitit “Girls Like You” njoftoi të premten (15 maj) se do të shtyejnë turneun e tyre të vitit 2020, i planifikuar aktualisht midis 30 majit dhe 17 shtatorit, përcjellë GazetaBlic.

Datat e reja do të përcaktohen për verën e vitit 2021.

“Ne dëshirojmë që të gjithë të kujdesen për veten e tyre këtë verë dhe me të vërtetë presim që të jemi përsëri me të gjithë fansat tanë të shëndetshëm dhe të lumtur vitin e ardhshëm,” tha Adam Levine në një deklaratë.

“Të gjitha biletat për turneun do të mbeten të vlefshme dhe do të respektohen pasi të planifikohen datat e reja. Informacioni mbi datat e planifikuar do të njoftohet së shpejti. Për të gjitha informacionet shtesë, drejtohuni tek Maroon5.com”, thuhet në njoftim.

/GazetaBlic