Lajme

Grupi rebel kurd PKK merr përsipër sulmin vdekjeprurës në Ankara

10/25/2024 13:56
nga:Y I

Pesë persona u vranë dhe 22 u plagosën në sulmin që qeveria turke e quajti terrorist në ndërtesën shtetërore të Industrisë Ajrore Turke në Ankara të mërkurën.

Turqia u përgjigj duke hedhur bomba mbi objektivat e PKK-së në Irak dhe Siri.

Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të premten mori përsipër sulmin ndaj një firme shtetërore të mbrojtjes turke në kryeqytetin Ankara që vrau pesë persona dhe plagosi 22, shkruan France 24.

“Akti i sakrificës në kampusin TAI në Ankara rreth orës 15:30 me kohën lokale të mërkurën u krye nga një ekip i batalionit të pavdekshëm” të PKK-së, tha kjo parti në Telegram, duke iu referuar Industrive Turke të Hapësirës Ajrore.

Qeveria turke thotë se kishte prova se PKK e listuar si një grup terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë, qëndronte pas sulmit.

Disa orë më vonë, avionët luftarakë turq hodhën bomba mbi objektivat e PKK-së në Irak dhe Siri.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kryesoi një takim sigurie në Stamboll të enjten menjëherë pasi ai zbarkoi nga Rusia ku u kishte marre pjesë me samitin e BRICS.