Lajme

Gruaja që u plagos nga djali i saj, në gjendje të rëndë

10/04/2024 16:50
nga:Y I

Gruaja që dyshohet se u plagos aksidentalisht nga i biri i saj polic, është në rrezik për jetën.

Kjo u bë e ditur për Klankosova, nga drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Ai shton se pas ekzaminimeve të kryera, po pritet intervenimi i ekipeve të kirurgjisë dhe anestezionit.

“Gruaja është në gjendje të rëndë. Janë kryer ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të kirurgjisë dhe anestezionit”, tha Syla.

Polici plagos me armë aksidentalisht nënën në Prishtinë