Cool

Gruaja ishte kureshtare ta dinte nëse do e tradhtoi burri, prezanton atë me një super femër

12/06/2018 22:15
nga:M H

Një grua kurioze dëshironte të dinte nëse burri e tradhton me tjera, dhe kështu kërkoi ndihmën e ekipit të kanalit në YouTube, To Catch a Cheater, të cilët burrit të saj i bënë një “befasi” me një kolumbiane simpatike për t’ia testuar besnikërinë.

Në video shihet se si burri i saj qëndron ulur në një kafiteri, kur para syve të tij shfaqet një modele latine e quajtur Christine e cila e pyet nëse ai është profesori Brown – duke u shtirur kinse e ngatërroi me dikë tjetër.

“Nuk jam ai, por do të dëshiroja të jem”, i është përgjigjur ai, kurse ajo e pyet nëse mund të ulet me të në një tavolinë.

Aty filloi gjithçka – ajo filloi ta pyes për unazën e martesës në gisht, kurse përgjigjen që ia dha, gruaja e tij nuk e kishte pritur: “Thjesht barti unazë. Unë dhe një mik i im kemi eksperimentuar për të parë nëse vajzat e reja do të flasin më shumë me në nëse na i shohin unazat në gishta”.

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe ata shkëmbyen numrat e telefonave dhe u dakorduan për një takim me vallëzim salsa, megjithatë ajo çfarë është më interesant se gjatë gjithë kësaj kohe gruaja e tij kërcente nga gëzimi sikur të dëshironte që ai ta tradhtojë.

Në fund doli të jetë se gruaja e tij me çdo kusht dëshironte ta kapte në vepër burrin me një tjetër, me qëllim që edhe ajo të mund të shkojë me të tjerë.

Shumë persona që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë pyetur se çfarë nuk është në rregull me gruan e tij, disa madje pretendonin se tani e dinë arsyen e vërtetë pse ai e tradhton me tjera.