Showtime

Gruaja i shkruan Mc Kreshës letër në gjuhën shqipe, ja reagimi i tij

2 ditë më parë
nga:G B

Mc Kresha ka folur për bashkëshorten e tij Erzinën, duke thënë se ajo erdhi për të si dhuratë prej zotit.

Në “Sol” Mc Kresha tha se nuk është sfidë krijimi dhe mbajtja e familjes.

“Ikja e përgjegjësisë, më lehtë është me ikë prej problemit por problemi nuk zgjidhet. E njëjta është si ai personi që nuk është higjenik krejt bërllogun që e fshinë shpinë e vendos në një dhomë. Problemet mundesh me i shty e me iu ikë, por për me i zgjedhë duhesh me mbajt përgjegjësi”, tha Kresha.

Tutje, ai ka dëgjuar letrën në gjuhën shqipe që ia ka shkruar gruaja e tij Erzina.

“E di që ke me fluturu sepse po e ninë një letër dashurie shqip nga unë. Mendoja me shkru një poezi po si mundem me shkru një poezi kur e gjithë bota e dëgjon poezinë tane. Jam jashtë mase krenare dhe e dashurume në karakterin që e ki. Je një babë i kujdesshëm dhe të duam”.

Ai iu përgjigj gruas së tij duke ia bërë të ditur se edhe ai e do dhe duke i thënë se “ishalla nuk të hy në hak”.