Showtime

Gruaja e Cimës feston ditëlindjen, kështu e uruan burri dhe vajza

12/10/2019 17:46
nga:N S

Sot në familjen e humoristit të njohur kosovar, Rasim Thaçi-Cimës ka festë. Bashkëshortja e aktorit, Shukria sot feston ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes së personit të jetës, Cima e uroi Shukrien që të gëzohet tërë jetën. “Urime ditëlindja e dashura gruaja ime, u gëzofsh tanë jetën”, shkroi Cima në instagram, me ç’rast publikoi një fotografi të bukur me bashkëshorten. Urim të bukur për ditëlindjen e zonjës së familjes Thaçi shkroi dhe këngëtarja e mirënjohur, Adelina, e cila është e bija e aktorit të njohur. Ajo përmes një imazhi e uroi nënën që të jetë e lumtur gjithmonë.

“E dashtune nana, urime ditelindjen, duke te uru shendet e gezime, uroj qdo dite e jotja te jete me e bukur e me e lumture se tjetra. Fjalet jane te pakta me te uru, e ndoshta edhe spo di me i permbledh gjithe dashunine e perkushtimin tend si nane. Urime qofsh e lumtune gjithemone!”, shkroi Adelina krahas një imazhi të bukur të nënës. Në postimet e bëra në instagram, si nga Adelina, ashtu edhe nga Cima, ndjekësit e shumtë të tyre po i urojnë ata me rastin e ditëlindjes së personit të tyre të veçant.