Cult

Gruaja e Blerim Pecit, shpreh fjalë të dhimbshme dhe prekëse për aktorin e ndjerë

12/22/2017 22:14
nga:E Sh

Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulluan lajmet për vdekjen e aktorit të njohur Blerim Peci, shkruan Gazeta Blic.

Blerim Peci ishte aktori dhe komediani më i dashur për të gjithë nga ne i cili realizoi një varg serish humoristike, kurse së fundi ka luajtur në serinë televizive “Vikendi”.

Ai ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten Afërdita Sopjanin së bashku me dy fëmijë.

Gruaja e tij Afërdita, poashtu është aktore e njohur e cila e ndihmoi edhe në emisionin e fundit ‘Vikendi’ në Radio Televizionin e Kosovës, me ç’rast pikërisht sot në 5 vjetorin e themelimit kishte vendosur të përkujtonte artistin.

Afërdita përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’ ka shprehur fjalët më të dhimbshme dhe emocionale për bashkëshortin e ndjerë.

Shikoni postimin e plotë:

Përmes artit të dhimbjes për artin e Blerimit,Belit tonë

“Të të kujtoj si artist është e vështirë, por me ty bashkëjetuam dhe mbijetuam edhe sfidat artistike, profesionale.
Sot u mbushën plot 5 vite prej kur me 22 Dhjetor 2012, filove me Emisionin “Vikendi”. Ky Emision nga Beli im të shndërrojë në Belin e Shqiptarisë. Nuk të mori nga Ne, por ishe i më shumë njerëzve, shpesh më shumë i publikut se i yni, më shumë i publikut se i familjes, në kontekstin e kohës që ndaje për projektin.
Publiku korrnin vetëm anën e suksesshme, e unë edhe anën e sfidave që përballoje për realizimin e Emisionit.
Tashmë jam pa ty, e vetme po udhëtoj në Kohë, si rubrika jote e Udhëtimit në Kohë, po mbledh kujtimet e fillimit të angazhimit tënd me Vikendin, po mbledh dromca idesh që diskutonim, madje edhe kujtimet e shfaqjes së parë të Emisionit në Radio Televizionin e Kosovës, RTK-së.

Të kërkoj tek storjet, të gjej aty, por zymtësia pllakosë buzëqeshjen duke e prerë në mes.
Edhe Humori yt, tashmë është shndërruar në dhimbje për mua.
Skenat teatrale nuk janë më të njëjta, teatri i jetës hap dyert, shfaqja tragjike e ikjes tënde ngrit përdet e pikëllimit.

Kinemaja e dikurshme, tashmë kinema e përballjes me realitetin për humbjen tënde është bosh, njëjtë si zemra ime pa ty, njejtë si boshlleku që lë në mua, në artin shqiptar.

Një gjë na ngushëllon, vepra jote artistike dhe vepra jote jetësore Bel do të jetojë ndër breza.
Ku frymon arti, do të jesh edhe ti.
Ku flitet shqip do të jesh monument, i skalitur në themelet e artit që aq shumë e doje.

Meqë nuk arrij ta besoj dhe as ta pranoj humbjen tënde dhe të ndjej ende të gjallë mes nesh po të uroj nga zemra “Urime 5 Vjetori i Emisionit Vikendi, Beli im”./GazetaBlic.

 

 

12/19/2017 09:19

Prekëse: Nuk përmbahet shoku i Blerim Pecit, tregon se si e mori lajmin e hidhur për vdekjen aktorit