Sporti

Griezmann i reagon Benzemas: Në jetë është e rëndësishme të fitosh Kupën e Botës!

04/02/2020 10:27
nga:Lorik J

Antoine Griezmann ka dalë në mbrojtje të Olivier Giroud.

Benzema u tall me sulmuesin e njohur francez, Olivier Giroud para pak ditësh, por duket se shakaja e lojtarit të Real Madridit ka marrë më shumë vemendje sesa që ai e kishta parashikuar, përcjell GazetaBlic.

“Unë jam Formula 1, kurse ai Karting. Kaq mund të them për krahasimin mes neve”, tha Benzema për Giroud.

Nuk kanë munguar reagimet e shumta për këtë deklaratë të sulmuesit madrilen.

I fundit që ka reaguar është edhe sulmuesi francez i Barcelonës, Antoine Griezmann, i cili thotë se me rëndësi është të jesh kampion bote, duke iu referuar Benzemas, i cili së fundmi as që u ftua në kampionatin botëror 2018 në Rusi.

“Nuk mund t’i përgjigjem pyetjes rreth këtyre deklaratave, pasi mund të më hapin telashe,” tha Griezmann në Twitch.

‘E dua Olivier Giroud, ai është një lojtar i mirë dhe ai na ndihmoi të fitonim Kupën e Botës. Dhe kjo është e rëndësishme në jetë’, përfundoi ai.

/GazetaBlic