Lajme

Grenell: S’duam luftë me Iranin, por nëse e kalon vijën e kuqe do t’i kundërpërgjigjemi

01/08/2020 12:03
nga:B. D

Ambasadori i ShBA-së në Gjermani, Richard Grenell, ka dhënë qëndrimin amerikan pas sulmeve me raketa që u bëri Garda Revolucionare e Iranit në caqet në Irak.

“Presidenti Donald Trump e ka thënë nga fillimi se nuk e dëshirojmë luftë. Presidenti është përpjekur që të gjejë një zgjidhje diplomatike”, ka thënë Grenell, shkruan Bild.

Ai ka thënë në këtë intervistë se ShBA është e gatshme që të bëjë gjithçka që të mbrojë trupat e saj, pronën dhe aleatët.

“Qëllimi kryesor është mbrojtja e sigurisë kombëtare të ShBA-së. Nëse Irani e kalon vijën e kuqe dhe vret amerikanë ata do ta marrin përgjigjen tonë për këtë”.

06/18/2020 21:21

Richard Grenell: Ne nuk e kontrollojmë Kosovën, ju e caktoni delegacionin tuaj për në Washington!