Lajme

Grenell reagon sërish, tregon edhe një herë se është kundër reciprocitetit

04/01/2020 15:20
nga:A. R.

Emisari i Donald Trump-it për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë në llogarinë e tij qëndrimin e sotëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes të cilit kundërshtohej vendimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në këtë reagim të Ambasadës thuhet se kundërshtojnë veprimin e fundit të Qeverisë në detyrë, të drejtuar nga Albin Kurti, për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Siç thuhet në qëndrimin zyrtar, SHBA-ja ka qenë e qartë se Kosova duhet ta heqë taksën pa vendosur barriera të reja, sepse, sipas saj, politika të tilla lëndojnë popullin e Kosovës.

Për SHBA-në, masat e reciprocitetit krijojnë më shumë probleme, në një kohë kur po provohet të krijohen kushte për dialog të suksesshëm pas arritjes së tri marrëveshjeve, atyre për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën.