Lajme

Grenell “qorton” Kurtin për reciprocitetin, qeveria ende pa asnjë qëndrim

02/10/2020 20:50
nga:Norë Kelmendi

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i ri Kosovës, Albin Kurti, i ka paralajmëruar kundër Serbisë, shkruan GazetaBlic.

Sot kështu e konfirmoi edhe zëdhënësi i tij, Dick Custin, i cili tha se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, tha Custin.

Vetëm para dy ditësh, kryeministri Kurti ka thënë se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe, do të zëvendësohet me reciprocitet, derisa ka shtuar se e njejta do të hiqet kur të vendoset reciprociteti.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Kurti.

Reagime jo të mira për idenë e Kurtit nuk patën as nga Beogradi zyrtar.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë  se ajo nuk është e sigurt se për çfarë reciprociteti ka folur Kurti.

“Politika e Qeverisë së Serbisë është shumë e qartë, nuk ka zona gri, ne kërkojmë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, kërkojmë respektim të marrëveshjes CEFTA, s’ka këtu paqartësi”, kishte thënë Bërnabiq.

Por deklaratat e të dërguarit special të Trumpit për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se taksa duhet të hiqet dhe jot ë zëvendësohet me masë reciprociteti, duket se nuk e ka brengosur shumë Lëvizjen Vetëvendosje.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi tha për GazetaBlic se qeveria Kurti është njoftuar për qëndrimin e Grenellit por ende nuk kanë vendosur për hapat e tjerë të ardhshëm.

“Po I kemi pa po ende nuk mund të themi asgjë rreth kësaj, po presim të dalim me një qëndrim pasi që do pak kohë të mendohemi rreth kësaj çështje”, tha Abazi për GazetaBlic.

Kundër heqjes së taksës, kanë dalur kundër edhe nga opoizta aktuale.

Kryetari I PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishin deklaruar se Kurti nuk duhet ta prekë taksën dhe vullnetin e popullit për ta mbajtur atë.

Kujtojmë se gjatë mandatit të Haradinaj, më 21 Nëntor 2018, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë t’i vihet taksë prej 100 për qind.

06/01/2020 18:59

Qeveria e Kurtit i reagon Gjykatës Kushtetuese: Po bie në kundërshtim me vetveten!