Uncategorized

Grenell pritet të marrë një pozitë të rëndësishme nga Trump

02/20/2020 00:27
nga:Gazeta Blic

Presidenti amerikan, Donald Trump, po pritet ta emërojë Richard Grenellin, ambasadorin amerikan në Gjermani, në postin e drejtorit në detyrë të inteligjencës kombëtare, kanë thënë të mërkurën tre persona të afërt me çështjen.

Grenell, siç raporton “The New York Times”, është njeri besnik i Trumpit i cili do të drejtojë një grup të agjencive të sigurisë kombëtare që shpesh shihen me skepticizëm nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Koha.net.

Ai do ta pasojë Joseph Maguiren, i cili ka shërbyer si drejtor në detyrë i inteligjencës amerikane që kur Dan Coates, ish-senator republikan nga Indiana, dha dorëheqje verën e kaluar. Grenell do të jetë me gjasë anëtari i parë i kabinetit që ka dalë hapur se është homoseksual.

Grenell nuk ka pranuar të përgjigjet për këtë çështje, e as zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Njerëzit e afërt me këtë lëvizje kanë paralajmëruar se presidenti ka një histori të ndryshimit të mendjes për vendimet e tij personale pasi ato janë publikuar nëpër media.

Kohë më parë, Trumpi e emëroi Grenellin të dërguar të posaçëm të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

Latifi: SHBA-së i ka humbur durimi me Kosovën, po rrezikojmë ngrirjen e raporteve