Lajme

Grenell pas takimit me Mustafën: Administrata Trump është krenare me zhvillimin ekonomik dhe atë duam ta sjellim në Kosovë

01/23/2020 12:18
nga:B. D

Ka përfunduar takimi i të Dërguarit të Posaçëm të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, raporton GazetaBlic.

Grenell tha në takimin me Mustafën u diskutua zhvilli ekonomik dhe jo për formimin e qeverisë.

Ai përsëriti edhe njëherë se nuk është këtu për të ndërhyrë në krijimin e qeverisë, por bëri thirrje të largohet taksa ndaj Serbisë në mënyrë që edhe Serbia të ndaloj kampanjën e saj për çnjohjet.

“Vetëm sa kreva takimin me liderin e LDK-së, e thash mesazhin e njëjtë se Amerika nuk është e interesuar të ndërhyjë në çështjen për formimin e Qeverisë, por jemi të interesuar për zhvillimin e ekonomisë dhe dua të jap mendimin tonë për ta ardhur sa më shpejti në qëllimin tonë i cili është të largohet taksa dhe serbët ta ndalin kampanjën kundër njohjes dhe besoj se bashkë mund të arrijmë edhe me idetë e zhvillimit ekonomik, të krijojmë vende pune, besoj se kemi një të ardhme e cila na siguron vendet e reja të punës”, tha Grenell.

Grenell tha se administrata e Trump është e interesuar të sjellë zhvillimin ekonomik në Kosovë për rritjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Administrata Trump është krenare me zhvillimin ekonomik dhe të gjithë atë që kemi bërë për ekonominë, jemi më të mirët në botë dhe në ShBA dhe duam atë energji ta sjellim këtu, duhet të koncentrohemi në zhvillimin ekonomik dhe të sjellim më shumë punë dhe biznese këtu në mënyrë që të rinjtë tanë të punësohen, kjo është ideja e Trumpit”, shtoi ai.

Grenell me kaq e përfundoi deklaratën e tij, duke mos dashur të iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

05/31/2020 17:11

Bajqinovci: Isë, po t’i shpjegoj statistikat e UNDP-së