Lajme

Grenell pas takimit me Kurtin: Nuk përzihem në çështje të brendshme, prioritet zhvillimi ekonomik

01/23/2020 10:56
nga:B. D

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell.

Ambasadori Grenell ka shkuar sot në zyra të Lëvizjes Vetëvendosje, për të realizuar një takim me fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Albin Kurti.

Pas takimit, Grenell ka thënë se sot nuk dëshiron që të përzihet në çështjet politike në Kosovë.

Por ai shtoi se aty biseduan për ekonominë e vendit, me ç’rast tha se duke pasur Qeveri vendi do të ketë edhe mundësi më të mëdha për hapjen e bizneseve dhe për punësimin e të rinjve.

Grenell dha një mesazh sot nga zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje “Të lëvizim përpara, të krijomë vende pune për të rinjtë dhe për familjet e reja, ky është mesazhi im për sot”.

“Duhet të krijohen vende të reja të punës për të rinjtë, unë do ta dërgoj mesazhin e njëjtë edhe në Beograd dhe unë dua të shoh këto dy shtete duke përparuar, duke i ndihmuar njerëzve të rinj që të kenë punë më të mirë dhe një ekonomi më të mirë”, tha Grenell.

09/22/2020 20:18

Albin Kurti tregon për herë të parë një pyetje që ia kishte bërë Hashim Thaçit në takim