Lajme

Grenell nuk ndalet: Vjen edhe me një reagim ndaj Kadri Veselit

02/08/2020 00:08
nga:Gazeta Blic

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, duke i thënë se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës, menjëherë.

Grenell në një reagim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter i është drejtuar Kadri Veselit sot gjatë ditës, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se do ta heqë atë.

Pak më vonë Veseli është përgjigjur duke e quajtur Kurtin mashtrues.

Lideri i PDK-së ka thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.

Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.

Veseli i përgjigjet Grenellit: Albini është gënjeshtar!

Ndërsa Grenell para pak minutave, i është kundërpërgjigjur përsëri Veselit duke i thënë se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës menjëherë.

“Unë jam i gatshëm të bisedoj me ju në çdo kohë për t’ua shpjeguar pse Shtetet e Bashkuara mendojnë se duhet të mbështesni heqjen e taksës 100%, menjëherë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

03/27/2020 22:41

‘Lajmërohet’ Haki Abazi: Grenell ka mundësi të mos e ketë parë marrëveshjen e Vuciqit dhe Thaçit