Lajme

Grenell: Marrëveshja e Washingtonit nuk është thjesht fjalë në letër

09/22/2020 14:20
nga:Sh Xh

Emisari amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell tha se marrëveshja e Uashingtonit dhe marrëveshjet e arritura në Beograd sot nuk janë thjesht fjalë në letër.

Grenell ka thënë se këto marrëveshje nënkuptojnë punë të reja për njerëzit që jetojnë në këtë rajon dhe zhvillimin e sektorit privat.

“Ne nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte Presidenti Trump, i cili besonte se diçka tjetër mund të ndodhte. Ai besonte se ekonomia mund të vihej në plan të parë dhe theksi mbi vendet e punës. Premtime iu dhanë popullit të Serbisë dhe ne duam që ju të na konsideroni “Këto nuk janë thjesht fjalë në letër, por punë për njerëzit që jetojnë këtu,” tha Grenell, duke theksuar se ky ishte një mesazh për qytetarët serbë, raporton Tanjug.

Delegacioni i Qeverisë amerikane, pjesë e të cilit është edhe Grenell gjatë së hënës qëndroi për vizitë në Kosovë.

Odat ekonomike të Kosovës dhe e Serbisë krijojnë grup punues për marrëveshjen e Washingtonit

09/23/2020 08:58

Grenell: Natë e mahnitshme, serbët dhe amerikanët këndojnë së bashku