Lajme

Grenell: Madje edhe kryeministri i Shqipërisë fajëson Kurtin, “katastrofë për Kosovën”

06/03/2023 23:45
nga:Astrit Gashi

Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, duke komentuar intervistën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për BBC-në, ka thënë se madje edhe kryeministri shqiptar fajëson kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Siç ka shtuar ai, kjo është një “katastrofë për Kosovën”.

Edi Rama tha mbrëmë për BBC se nuk ishte ide e mirë të insistohet që kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat komunale në veri dhe të nxisin dhunën.

“Edhe kryeministri shqiptar fajëson Kurtin. Kjo është një katastrofë për Kosovën”, ka shkruar Grenell në Twitter.