Lajme

Grenell flet sërish për liberalizimin e vizave për kosovarët

06/30/2020 21:50
nga:A. R.

I dërguari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka qenë mjaftë kritik ndaj zyrtarëve të Brukselit lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Së fundi një grup euro-deputetësh të prirë nga përfaqësuesja europiane, Viola von Cramon Taubadel i kanë dërguar një letër kancelares gjermane, Angela Merkel duke kërkuar që Gjermania të përmbyllë brenda këtij viti çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët, meqë Berlini do të udhëheqë presidencën e Bashkimit Evropian në pjesën e dytë të vitit.

Pas kësaj ka reaguar edhe vetë Grenell, i cili u shpreh se më një fund erdhi edhe një lajm i shumëpritur.

”Më në fund! Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Edhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, shkroi Grenell.