Lajme

Grenell e përmend Trumpin, ia atribuon suksesin për marrëveshjen Kosovë-Serbi

01/20/2020 14:29
nga:B. D

Emisari i presidentit të ShBA-së, në bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell ia ka atribuar suksesin për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd që nuk ishte funksionale që nga viti 1999, presidentit amerikan.

Grenell ka shkruar në Twitter se presidenti Donald Trump ka çuar në një fitore historike, që bëri që pas 21 vitesh të nënshkruhet marrëveshje për të kryer fluturime direkte Prishtinë – Beograd.

“Presidenti Donald Trump edhe një herë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për fluturimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vitesh. Faleminderit Luthansa, NATO, Robert C O’Brien dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar i dërguar i Trump në dialog dhe ambasadori amerikan në Berlin.

Lajmi për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd është bërë në kryeqytetin gjerman ku janë duke qëndruar zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Konferencën për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien.

05/19/2020 11:06

Barack Obama kritikon ashpër Donald Trump-in, për menagjimin e pandemisë Koronavirus