Lajme

Grenell: “Albin Kurti ua tregoi gishtin e mesëm SHBA-së dhe BE-së”

06/14/2023 09:10
nga:Astrit Gashi

Richard Grenell, i dërguari për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump, thekson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “tregoi gishtin e mesit”.

Kështu e komentoi ai arrestimin e djeshëm të një serbi në Mitrovicë, pas të cilit pati incidente të reja në veri të Kosovës.
Në Twitter, ku përndryshe është shumë aktiv, Grenell ka vlerësuar se Kurti iu përgjigj kërkesave të administratës së presidentit Joseph Biden dhe Bashkimit Evropian për qetësimin e krizës duke u treguar gishtin e mesëm.

Siç dihet, Policia e Kosovës arrestoi të martën , Millun Millenkoviqin, nën dyshimet se ka organizuar sulme kundër ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, në Zveçan.

Millenkoviq është udhëheqës i “formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijës i bandave kriminale”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pak kohë pas arrestimit të tij, shkruan GazetaBlic.