Lajme

Gratë që kujdesen për sigurinë në Kosovë

02/24/2018 13:16
nga:A. R.

Parada e Forcës së Sigurisë së Kosovës për nder të 10- vjetorit të Pavarësisë, vërtetoi se Kosova ka një trup të uniformuar që është e përgatitur të shndërrohet në ushtri të mirëfilltë.

Krahas meshkujve, para mijëra qytetarëve parakaluan edhe gratë e vajzat që janë pjesë e FSK-së.

Ato dëshmuan se nuk janë aty vetëm sa për të plotësuar ndonjë kuotë, por se janë të përgatitura njësoj si gjinia e kundërt në arritjen e synimeve për të garantuar sigurinë e vendit.

Megjithatë numri i tyre mbetët i vogël krahasuar me atë të gjinisë mashkullore.

Shpeshherë nga organizatat që veprojnë në vend si problem është theksuar të jetë mentaliteti. Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur disa prej grave kosovare që t’iu bashkëngjiten FSK-së.

Sipas një raporti të publikuar në fund të vitit 2017, në Ministrin e FSK-së janë 36 femra civile ose thënë në përqindje 27.69%, ndërsa në pozita udhëheqëse janë 9 gra në kuadër të numrit të përgjithshëm të stafit civil në MFSK, shkruan AktivPress.

Ndërsa, vajzat në uniformë në MFSK janë 4 nga numri i përgjithshëm i stafit ushtarak.

Ushtaraket në FSK mbajnë edhe pozita të rëndësishme në nivel komandues si zëvendëskomandant, komandant kompanie, komandant togu etj.

“Numri i oficereve ferma në FSK, është 22 ose 6.21% në kuadër të numrit të përgjithshëm të oficerëve në MFSK/FSK. Ndërsa, femra të uniformuara në FSK sipas gradave janë: 1 kolonel, 3 nënkolonel, 4 major, 5 kapiten, 6 toger, 3 nëntoger, 2 rreshter major, 12kapter, 8 rreshter, 36 tetar, si dhe 120 në rangun ushtar”, thuhet në raportin e tyre.

Gjithashtu gjatë vitit të kaluar 13 vajza ushtarake dhe civile kanë pasur rastin të ndjekin trajnime jashtë vendit.

Në raportin e fundit të pozitës së gruas në institucionet e sigurisë të vitit 2016, thuhet se numri i vajzave të dorëhequra në FSK, nuk konsiderohet i vogël, pasi Infrastruktura në disa kazerma të FSK-së nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme për femrat në detyrë.

 

06/25/2019 11:37

Ekskluzive: Dafina Zeqiri dhe Tayna po vijnë me një super këngë