Showtime

Granit Xhaka përshkruan se si po kalon vetëizolimin me familjen e tij

03/25/2020 20:54
nga:L I

Granit Xhaka është në Londër me familjen e tij, bashkëshorten dhe të vogëlushen e tyre katër muajsh.

Edhe në Londër masat mbrojtëse vetëm kanë ardhur duke u ashpërsuar, dhe familja Xhaka natyrisht që po kalojnë kohën në shtëpi, duke qëndruar të sigurt.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai përshkruan përditshmërinë e familjes së tij gjatë kësaj kohë pandemie:

“Tani masat këtu në Londër po bëhen gjithnjë e më të ashpra. Ka një orar lëvizjeje. Parqet e lojërave, fushat sportive, parqet dhe të gjitha dyqanet duhet të mbyllen. Ne dalim nga shtëpia vetëm kur është absolutisht e nevojshme dhe kur jemi në shtëpi kalojmë kohën bashkë! Familja ime më jep shumë forcë – ne argëtohemi së bashku dhe përpiqemi t’ia kalojmë sa mirë.” – shkruan futbollisti nën postimin e tij.