Sporti

Granada leksion Barcelonës, katalunasit njoftohen me humbjen e dytë këtë edicion

09/21/2019 22:57
nga:M K

Granada ka mposhtur Barcelonën me rezultat të pastër 2-0, për t’u ngritur kështu në krye të renditjes tabelare në Serie A.

Azeez në minutën e 2′ e Vadillo nga penalltia në të 65’tën, mjaftuan që skuadra nga Estadio Nuevo Los Cármenes, të regjistrojë edhe fitoren e tretë këtë edicion, krahas një humbjeje e po aq barazimeve, shkruan GazetaBlic.

Katalunasit ndërkaq regjistruan humbjen e dytë, pas asaj nga Athletic Bilbao në javën e parë.

Kësisoj, djelmoshat e Valverdes pozicionohen në vendin e shtatë, me një pikë më pak se Real Madridi e me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Pas pak do të vijmë me informatat shtesë nga ky duel, si notat e lojtarëve e deklaratat e trajnerëve.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:25

7 gola dhe spektakël në “Mapei”, Interi fiton dramën ndaj Sassuolos