Lajme

Grabovci: Kaq komuna do t’i fitojmë në balotazh

11/14/2017 16:45
nga:M H

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci konsideron se PDK do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve dhe se në 90 për qind të komunave ku ka shkuar në balotazh.

“Unë mendoj që në këto zgjedhje të balotazhit, PDK-ja do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve në 90 për qind të komunave do t’i fitojë PDK, e kam fjalën në ato komuna ku garon PDK në balotazh”, ka deklaruar Grabovci për Gazeta Blic.

Ndërsa i pyetur për komunën e Istogut se cilin kandidati do ta mbështesin, ai tha se ende nuk ka diçka zyrtare, mirëpo e preferojnë kandidatin e PDK-së Gani Dreshajn.

“Sa i përket zgjedhjeve në Istog, konsideroj se Gani Dreshaj i AAK-së ka gjasa që të marrë përkrahjen e PDK-së, ende nuk është zyrtare por kjo gjë mund të ndodhë”, ka pohuar ai.

Partia Demokratike e Kosovës ka shkuar në balotazh në këto komuna: Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Kaçanik, Klinë,  Rahovec, Shtime, Vushtrri, Malishevë, dhe Dragash. /Gazeta Blic./

 

11/22/2017 20:09

E pranon Tahiri: Për Prishtinën e përkrahëm Abrashin, si në vitin 2013 Shpend Ahmetin