Rreth orës 21:20 ka ndodhur një grabitje në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona.
“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për Rajonin e Prishtinës.