Lajme

Grabitje e armatosur në termocentralin “Kosova A“

12/15/2019 00:08
nga:Gazeta Blic

Sonte në termocentralin ‘Kosova A’ ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Dy persona me maska kanë sulmuar një punëtor të KEK-ut.

Rastin për Indeksonline e konfirmoi zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.

“Mundem të ja u konfirmoj që rasti ka ndodhur. Organet e rendit janë duke u marrë me rastin.”, ka thënë ai.