Lajme

Grabitja e radhës ndodh në një lokal të Podujevës

01/12/2019 21:42
nga:Gazeta Blic

Rastet e grabitjeve në Kosovë kohëve të fundit nuk kanë të ndalur.

Një grabitje e radhës ka ndodhur sonte para pak minutash në një lokal të lojërave të fatit në qytetin e Podujevës, shkruan Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar për portalin, Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

“Po ka ndodh një grabitje në Podujevë”, ka thënë shkurt Bislimi, duke mos dhënë njëherë më shumë detaje.