Sporti

Gotze ndahet me Dortmundin, del në treg si lojtar i lirë

06/30/2020 22:05
nga:Lorik J

Mario Gotze nuk do të jetë pjesë e Borusias së Dortmundit në sezonin e ardhshëm.

Ish-kampioni i Botës në 2014-ën me Gjermaninë u përshëndet me shokët e tij të skuadrës para ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Hofenhaimit.

Për të nuk munguan falënderimet e trajnerit Favre si dhe të Hans Joakim Vacke.

Ndërkohë, e ardhmja e tij ende nuk dihet, edhe pse ofertat nga skuadrat italiane si Milani, Roma dhe Interi nuk kanë munguar.

Sipas “Sky”, në garë për gjermanin është futur edhe Monaco në Francë.

Kontrata e Gotzes me verdhezinjtë skadon sot dhe për këtë arsye ai do të largohet si një lojtar i lirë nga Borusia.

28-vjeçari kërkon të luajë në një skuadër me emër, pasi beson se ka ende për të dhënë në nivele të larta.

Edhe pse forma e tij fizike ka lënë për të dëshiruar në vitet e fundit.