Mbrojtësi i Interit, Robin Gosens, ka dhënë një koment në profilin e tij në LinkedIn pas fitores [0-2] në derbin kundër Milanit:
“Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do të luaja në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndoshta nuk do t’i kisha besuar. Faleminderit Interit që e bëri të mundur dhe falënderoj tifozët e tyre për këtë natë magjike. Gjithçka është e mundur tani!”, shkroi ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që ndeshja kthyese mes Inter dhe Milan zhvillohet me 16 maj.
/GazetaBlic Sport/


