Sporti

Goli i fitores në sekondat e fundit, Liverpooli ‘mbret’ i minutave shtesë që nga ardhja e Klopp

03/02/2024 19:30
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Liverpool ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Nottingham.

‘The Reds’ triumfuan me rezultat 0 me 1, me Darwin Nunez që shënoi golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Një fakt interesant është se Liverpool ka shënuar golin e fitores pas minutës së 90-të në 18 ndeshje nën drejtimin e Jurgen Klopp. Më shumë se çdo skuadër tjetër në Premier League që kur gjermani erdhi në krye.

/GazetaBlic Sport/