Sporti

Goli i dytë i Kroacisë ndaj Hungarisë, thjeshtë i jashtëzakonshëm

10/10/2019 21:44
nga:M K

Kroacia po luan ndaj Hungarisë në kuadër të xhiros së gjashtë të grupit E, të vlefshme për kualifimimet në EURO 2020.

Pas pjesës së parë, vendasit po avansojnë 3-0, me dy golat e Petkovic dhe një të Luka Modric, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, ai që ka rënë në sy ka qenë goli i dytë i kroatëve, i realizuar nga Bruno Petkovic.

Anëtari i Dinamo Zagrebit shfrytëzoi në maksimum një asistim të Ante Rebic, për të realizuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Më poshtë edhe goli i para pak çasteve, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

VIDEO

/GazetaBlic/

10/19/2019 19:39

Kolinda në ‘versionin rok’, presidentja kroate merr vëmendjen e veshur me xhaketë lëkure dhe xhinse