Sporti

Goli i anuluar në çastet e fundit që ia siguroi tri pikë të mëdha Werderit

05/23/2020 18:11
nga:M K

Werderi i Milot Rashicës ka shënuar fitore të madhe si mysafir i Freiburgut.

Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Bittencourt në minutën e 19 të takimit, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për udhëtuesit në çastet e fundit. Fillimisht në minutën e 88, Bargfrede ndëshkohet me të kuq, për ta lënë skuadrën në baltë ato pak minuta.

Në aksionin tjetër vendasit shënuan golin e barazimit. Mysafirët u dëshpëruan totalisht, por VAR-i kishte një dhuratë për ta.

Edhe pse nuk e vërejtën fare këtë, teknologjia lajmëroi gjyqtarin kryesor për një pozicion jashtë loje, me çka goli i barazimit u anulua.

Më poshtë edhe videoja:

VIDEO

/GazetaBlic/

05/28/2020 23:41

Werder: Askush s’na ka kontaktuar për Rashicën