Golden State Warriors kanë dëshmuar se forcat e tyre shkojnë përtej Stephen Curry.
Ata mundën Boston Celtics, 104 me 94, në ndeshjen e 5 të finales së NBA, në San Francisko dhe tashmë janë përpara për herë të parë në serinë e ndeshjeve (3-2) dhe një fitore larg fitimit të titullit, përcjell GazetaBlic Sport.
Luftëtarët e nisën dominimin, me një mbrojtje të fortë dhe vetëm në periudhën e tretë mysafirët treguan kualitet dhe erdhën në krye.
Në periudhën e katërt, vendasit ruajtën qëndrueshmërinë dhe arritën fitoren. Andrew Wiggins, me 26 pikë dhe 13 kërcime, ishte basketbollisti i ndeshjes.
Në rast fitorje në ndeshjen e fundit, Warriors do të jenë kampionë për herë të katërt në gjashtë finale në tetë vitet e fundit.
/GazetaBlic Sport/


