Showtime

Gold AG shumë shpejt publikon këngën e re, ai ka një porosi për të gjithë shqiptarët

09/30/2018 17:03
nga:Natyra

Reperi Arian Agushi ka njoftuar se do sjellë këngë të re, shkruan GazetaBlic.

Teksti është gati, Goldi po xhiron videoklipin.

Ky projekt mban titullin ‘Falja e gjakut‘, sipas Goldit ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë.

Objekt i këngës është ndalja e vrasjeve të shqiptarëve mes vete.

Goldi ka treguar nëpërmjet një videoje të publikuar së fundmi në kanalin e tij në YouTube se për muzikën dhe tekstin e këtij projekti muzikor është kujdesur vetë, ndërsa është orkestru në studio te Florent Boshnjaku.

Në këngë kanë marrë pjesë edhe disa aktor kosovar, duke përfshirë edhe Çun Lajçin.

Se kur do të publikohet kënga Goldi nuk ka treguar, po besohet se shumë shpejt./GazetaBlic/

12/06/2018 16:00

Gold AG: Artistat kosovar po harrojnë ta falënderojnë Zotin për sukseset e tyre!