Euro2024

Golashënuesi më i mirë në historinë e Francës pensionohet nga kjo kombëtare

07/16/2024 08:04
nga:Lorik J

Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze të futbollit, Olivier Giroud (37), i ka dhënë lamtumirën karrierës së tij me kombëtaren.

“Ka ardhur momenti që kam pasur frikë, duke i thënë lamtumirë kombëtares franceze”, ka shkruar ai në Instagramin e tij.

“Karriera ime në fanellën franceze nuk ka qenë gjithmonë një lumë i gjatë dhe i qetë, ndonjëherë kam vuajtur nga kritikat, por thellë brenda vetes nuk kam pushuar kurrë së besuari në të”, tha ai.

Giroud bëri debutimin e tij për Francën më 11 nëntor 2011 në një ndeshje miqësore kundër SHBA. Ai bëri 137 paraqitje, vetëm Hugo Lloris (145) dhe Lilian Thuram (142) grumbulluan më shumë dhe shënoi 57 gola rekord.

“Ne u bëmë një grup i pandashëm miqsh nën syrin vigjilent të një njeriu, Didier Deschamps, të cilin e falënderoj për besimin e tij. Pavarësisht uljeve tona, ai më lejoi të bëhesha golashënuesi më i mirë në historinë e Bluve”, tha Giroud, i cili do të luajë për Los Angeles nga sezoni i ardhshëm.

/GazetaBlic Sport