Sporti

Gol në tri takimet e Superligës, zhbllokohet sfida Trepça’89 – Prishtina

09/18/2019 17:21
nga:M K

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit në takimin e filluar nga ora 16:00.

Ka realizuar sërish Gerhard Progni, i cili po e vazhdon formën e mirë me “bardhë e kuqtë”, shkruan GazetaBlic.

Rezultati aktual i takimit është 1-0, derisa po rrjedhë minuta e 58-të.

Ndërkaq, në Podujevë, Drita ka barazuar rezultatin ndaj Llapit. Takimi i vetëm ku po avansojnë mysafirët është ai në “Riza Lushta”, ku Prishtina ka shënuar për epërsinë e parë ndaj Trepçës’89.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:29

“Kapitulon” Ballkani, Drita shënon edhe golin e dytë