Sporti

Gol në çastet e fundit të ndeshjes Ibiza – Barcelona, vendoset fituesi

01/22/2020 20:57
nga:M K

Barcelona ka siguruar kualifikimin në 1/8-ën e finales së “Copa del Rey” pasi me rikthim në çastet e fundit ka mposhtur Ibizan, 1-2.

Fillimisht Cabelle realizoi në minutën e nëntë për epërsinë e vendasve, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë, shkruan GazetaBlic.

Katalunasit nuk treguan gjë prej gjëje në këtë fraksion, por në të dytin gjërat ndryshuan.

Në të dyja rastet hero ishte Griezzman, që së pari barazoi shifrat në të 72’tën minutë, para se në kohën shtesë të shënojë golin e fitores dhe të kalimit tutje.

Deri në fund kishin mbetur vetëm 30 sekonda, andaj vendasit ishin të pafuqishëm të bënin diçka më tepër.

Më poshtë edhe goli që vendosi fituesin.

VIDEO

/GazetaBlic/

04/02/2020 17:29

Chelsea konkurrent serioz i Barcelonës për Lautaro Martinez