Lajme

Goditja e dy vajzave në zebra nga vetura në Prishtinë – Policia jep detaje

10/11/2024 16:21
nga:Sh R

Dy vajza janë goditur nga një veturë derisa po kalonin në zebra, përballë stacionit policor “Qendra” në Prishtinë.

Lajmin për GazetaBlic, e konfirmoi zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila tha se dy të lënduarat janë dërguar për tretman mjekësor.

Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona (këmbësoret). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Rasti bëri me dije Ahmeti se po hetohet nga njësiti i trafikut.