Një konflikt mes disa personave ka ndodhur të premten në mbrëmje në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
Policia bën me dije se rreth orës 21:50 të së premtes, në rrugën “Don Bosko”, një 40-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Uniformat blu njoftojnë se po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa kanë referuar materialet në Prokurori.