Sporti

Godin largohet nga Interi, shumë skuadra interesohet për të

03/26/2020 17:30
nga:Lorik J

Tottenham kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Interit, Diego Godin.

Trajneri i Spurs, Jose Mourinho është admirues i mbrojtësit uruguaian dhe dëshiron shërbimet e tij në merkaton e ardhshme, përcjell GazetaBlic.

Por ai mund të përballet me konkurrencën e Ole Gunnar Solskjaer, pasi edhe United ka shprehur interesim për të.

Megjithatë, Valencia është klubi që po prin në transferimin e lojtarit, pasi Godin është i interesuar për një rikthim në Spanjë.

Diego Godin me shumë gjasë do të largohet nga Interi në fund të kampionatit, pasi ai nuk po gjen hapësirat e duhura në klubin e Contes.

/GazetaBlic/