Lajme

Godet keq Veseli: LDK-së e VV-së mjafton tua gjuajë presidenti një ‘kockë’ dhe ata i vrapojnë pas!

10/02/2018 22:07
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur rreth veprimeve të partive opozitare karshi çështjes së dialogut, shkruan Gazeta Blic.

Veseli në emisionin “Zona B”, ka komentuar edhe veprimet e partive opozitare, konkretisht LDK-në e Vetëvendosjen.

Sipas tij këto dy parti janë aq të dobëta saqë ku gjuan një ‘kockë’ Presidenti ato vrapojnë.

“Lidhja Demokratike e Vetëvendosje nuk kanë qëndrim për dialogun”, ka thënë Veseli.

Veseli nuk ka kursyer kritikat edhe ndaj krerëve të partisë opozitare. Përderisa Albin Kurtin e quajti manipulues, person i cili asnjëherë sipas tij nuk ia deshi të mirën Kosovës, për, kreun e LDK-së tha se nuk e kupton përse i ka dërguar letër, kancelarës Merkel, sipas tij ajo gjatë gjithë kohës po bën thirrje që gjitha partitë të bëhen bashkë për gjetur zgjidhjen për dialogun.

Sipas Liderit të PDK-së opozita po e rrezikon vendin.

“Këta njerëz [opozita] po e rrezikojnë shtetin. Paramendojeni asnjë flamur i Kosovës, e protestojnë për ta mbrojtur Kosovën. Duhet të demonstrohet në çdo qendër ku nuk njihet shteti. A ndërroi diçka, pas protestës, a u hoqën barrierat në veri”, ka thënë Veseli.

/Gazeta Blic/

 

06/17/2019 10:44

Pamje të tmerrshme të gjendjes së WC-ve në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë