Sporti

“Godet derën, shanë, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor”, Liridon Leci përfundon në disiplinore

04/17/2025 16:27
nga:Lorik J

Trajneri i KF Rahovecit, Liridon Leci ka përfunduar në Komisionin Disiplinor të Federatës së Futbollit të Kosovës, shkak sjelljet e tij josportive pas ndeshjes me Vëllaznimin në Ligën e Parë.

Sipas Komisionit të Garave, Leci ka tentuar të futet në dhomën e gjyqtarëve, ka goditur derën, ka sharë e ofenduar gjyqtarin kryesor pas ballafaqimit, me ç’rast edhe ka përfunduar në disiplinore.

Më poshtë keni njoftimin zyrtar të FFK-së:

“Kryetrajnerit të KF “Rahoveci“, Liridon Leci nr ID:000640M85. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes niset te zhveshtorja e gjyqtarëve, tenton të futet brenda, godet derën, shanë, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesore të ndeshjes Rahoveci-Vllaznimi”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport