Sporti

Gnabry me vlerësim të çmendur, notat e futbollistëve: Bayern – Paderborn

02/21/2020 23:06
nga:M K

Bayerni ka shënuar fitore shumë të vështirë, por njëkohësisht rëndësishme në rrugëtimin drejt titullit kampion.

Bavarezët golin e fitores e realizuan në çastet e fundit përmes Lewandowskit, që regjistroi golin e dytë personal në këtë takim, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht Gnabry hapi serinë e golave në minutën e 25’të, para se Serge t’i barazonte shifrat një minutë para fundit të fraksionit të parë.

Edhe pjesa e dytë ishte poashtu interesante, por me vendasit më të vëmendshëm në momentet vendimtare. Lewa kaloi kampionët e shumëfishtë në epërsi në minutën e 70’të, para se 5 minuta më vonë Michel t’i baraspeshonte sërish shifrat.

Kur u mendua se dueli po shkonte drejt një barazimi, në skenë doli polaku fantazist, që shënoi për 3-2 dhe fitoren e 15’të këtë edicion, për ta vendosur në krye ekipin e tij.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscoed” ka dalë me notat e lojtarëve, e siç edhe mund ta shihni më poshtë, Gnabry është vlerësuar me notë të çmendur, kur ishte shumë afër perfektes.

/GazetaBlic/

03/28/2020 09:38

Bayerni mohon shkëmbimin Alaba-Sane