Lajme

Glauk Konjufca: Kryeministri s’po ka nerva me u përballë me opozitën!

03/14/2018 11:21
nga:D.I

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj për mos prezencë në Kuvend që ta dëgjojë debatin për 100 ditëshin e tij, raporton Gazeta Blic.

Konjufca ka thënë se kryeministri nuk po ka as nerva e as kondicion me u përballë me opozitën.

“Është mirë kryeministri me përgatitë vetën që me u përballë me opozitën, se nuk po ka as nerva e as kondicion, 20 minuta më së shumti gjysmë ore nuk po mund përballon ma shumë”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufës, Haradinaj duhet me u parapërgatit para se të vijë në Kuvend.

Kryeministri Haradinaj ka lëshuar sallën e Kuvendit sapo mbaroj debatin me deputet e LDK-së.

/GazetaBlic

06/20/2018 14:45

Nagavci: Tani është koha për zgjedhje ndërsa këto janë qëndrimet e VV-së për dialogun me Serbinë