Lajme

Glauk Konjufca: Deklarata e Hardinajt që e kanë bërë budallë, tregon se Kosova ka humbur tokë

03/21/2019 12:43
nga:A. R.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë që kryeministri Ramush Haradinaj duhet të marrë përgjegjësinë për demarkacionin. Ai ka pohuar se kryeministri duhet të jap dorëheqje, shkruan Gazeta Blic.

“Më kujtohet si sot kur kryeministri Haradinaj mundohej t’i bindte  deputetët për votimin e demarkacionit, arsyetimi kryesor i tij ka qenë letra e nënshkruar mes presidentit Thaçit dhe atij të Malit të Zi, ajo marrëveshje përbente siguri për të që ky demarkacion do të ndryshonte. Me vetë faktin se kjo letër e presidentëve thoshte se do të krijohej një komisionin për rregullimin e vijës, kjo letër u bë pjesë e ligjit i cili u miratua në Kuvendin të Kosovës, dhe jemi një vit që është miratuar demarkacioni dhe as nuk është krijuar komisioni”, tha ai raporton Gazeta Blic.

Tutje, Konjufca tha që kryeministri Ramush Haradinaj ose është mashtruar ose ka dashtë të jap tokë për një karrige.

“Kryeministri duhet të marr përgjegjësinë, ose e ka ditur se demarkacioni është i gabuar dhe që ka dashtë të jap tokë për një karrigë, ose është mashtruar e nëse ne kemi një kryeministër që mund ta mashtrojë çdo kush ai duhet të jap dorëheqje”.

Më tej, Konjufca komentoi deklaratën e kryeministri Haradinaj për demarkacionin.

“Deklarata e Kryeministrit se e kanë bërë budallë dhe që nuk do të mund ta bëjnë më, tregon se Kosova ka humbur tokë dhe ai është mashtruar nga Thaçi për atë letër, ne e kemi thënë edhe më herët se ajo letër ishte vetëm për ta mashtruar kryeministrin”, ka thënë Konjufca para mediave.

 

/Gazeta Blic./

 

 

10/13/2019 22:56

E thotë Agim Veliu: Do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje