Lajme

‘Gjyshërit i kam parë në ëndërr, por i dua këtu’! Ramën e prek vogëlushja e familjes Greku: O Zot, je fantastike…

12/10/2019 19:42
nga:Gazeta Blic

Pëllumb Greku bashkë me gruan dhe djalin e tij humbën jetën nga shembja e pallatit në Thumanë. Kryefamiljari 57 vjeçar punonte si faturino prej vitesh në linjën e autobusëve Lezhë-Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në familjen Greku me origjinë nga Thumana që është akomoduar te banesat sociale në Shkozë pas tragjedisë ku humbi tre anëtarë të familjes. Kreu i qeverisë u njoh me gjendjen e familjes duke i kërkuar kryebashkiakut Veliaj që t’u plotësojë cdo nevojë. Por vogëlushja e familjes Greku, mbesa e dy gjyshërve që ndërruan jetë nën rrënoja preku kryeministrin kur i tha se ‘i ka parë në ëndërr, por i do aty’.

Pëllumb Greku bashkë me gruan dhe djalin e tij humbën jetën nga shembja e pallatit në Thumanë. Kryefamiljari 57 vjeçar punonte si faturino prej vitesh në linjën e autobusëve Lezhë-Tiranë. Tragjedia mund të ishte edhe më e madhe për këtë familje, pasi djali ishte i martuar dhe kishte dhe një fëmijë të mitur dhe ata jetonin në të njëjtin apartament tek pallati i shembur në Thumanë. Por për fatin e mirë një ditë para tërmetit nusja e djalit të ndjerë bashkë me vajzën e mitur kishin shkuar tek prindërit e saj në Dibër.