Sporti

Gjyqtari spanjoll: Mourinho ishte më lehtë i menaxhueshëm, Guradiola protestonte në mënyrë të poshtër

06/03/2020 08:09
nga:Mergim Rreci

Ndeshjet e El Clasicos janë gjithmonë të paharrueshme në mendjen e akterëve që janë pjesë e san.

Më 29 nëntor të 2010-ës, Jose Mourinho përjetoi për herë të parë një “El Classico”, pasi Reali i Madridit të tij u mposht me rezultatin e thellë 5-0 në “Camp Nou” përballë Barcelonës, ndërsa tanj gjyqtari i asaj ndeshjeje ka zbuluar disa prapaskena interesante, përcjell GazetaBlic.

Eduardo Iturralde Gonzalez tregoi dialogun me trajnerin portugez në përfundim të takimit, ndërsa shtoi se menaxhimi i Mourinhos ishte shumë më i lehtë, krahasuar me trajnerin spanjoll Pep Guardiola, që atëherë drejtonte Barcelonën.

“Në përfundim të ndeshjes Mourinho mu afrua dhe më tha: Shumë mirë Iturralbe. Ke gabuar, i thashë. Ka vetëm një gjel në kafaz të pulave dhe ai nuk je ti. Mourinho ishte më i lehtë për t’u menaxhuar, pasi vinte në punë cirkun dhe teatralitetin e tij, ndërsa Guardiola protestonte në mënyrë shumë të poshtër”, tregoi arbitri spanjoll.