Sporti

Gjyqtari kosovar shërohet nga koronavirusi

06/29/2020 21:54
nga:Lorik J

Gjyqtari i futbollit në Kosovë, Ilir Mehmeti, ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Pas 14 ditësh sa ka qëndruar i izoluar, Ilir Mehmeti ka arritur që ta mposhtë koronavirusin dhe në ritestimin e bërë sot ka rezoltuar negativ.

Kjo është bërë e ditur nga vetë gjyqtari përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ku gjithashtu ka falënderuar të gjithë për mbështetje.